Rama: Në 30 qershor, zgjedhje në gjithë Shqipërinë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i88989-rama_në_30_qershor_zgjedhje_në_gjithë_shqipërinë
Kryeministri Edi Rama nga Finiqi ka thënë se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. “Në 30 qershor zgjedhjet do bëhen në gjithë territorin e Shqipërisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 22, 2019 16:23 Europe/Tirane
  • Rama: Në 30 qershor, zgjedhje në gjithë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama nga Finiqi ka thënë se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. “Në 30 qershor zgjedhjet do bëhen në gjithë territorin e Shqipërisë.

Përpjekje për të krijuar konflikte nuk ka, për ta kthyer Shqipërinë prapa nuk ka asnjë shans, sepse nuk ka popull. Kush i fryn zjarrit të dhunës, është i destinuar të tretet në atë zjarr. Nuk ka shans që në Shqipërinë e vitit 2019 të fitojë dhuna, kaosi, të fitojnë qorrat që nuk kanë asnjë ideal, ide që nuk kanë asgjë për të ofruar përveç vetes dhe hallit të tyre të madh të kthyer në një platformë dhune. Në 30 qershor Shqipëria do bëjë zgjedhje. 30 qershori do jetë një ditë normale, edhe sikur të ketë shfaqje sporadike, apo orvatje të dëshpëruara pasi nuk do e bllokojnë dot procesin”, tha Rama.