Haradinaj: Ndryshimi i kufijve, skenar monstruoz që i shërben agjendës ruse
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i90329-haradinaj_ndryshimi_i_kufijve_skenar_monstruoz_që_i_shërben_agjendës_ruse
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim të lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 20, 2019 22:04 Europe/Tirane
  • Haradinaj: Ndryshimi i kufijve, skenar monstruoz që i shërben agjendës ruse

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim të lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Me këtë rast, Haradinaj shprehu besimin se Britania do të jetë kundër ndryshimit të kufijve që sipas tij është skenar monstruoz që i shërben agjendës ruse. “Unë besoj që Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë kundër çfarëdo ndryshimi territorial apo të kufijve në Ballkan, dhe do të mbetet përherë adresë e sigurtë për popullin e Kosovës, se një skenar i tillë monstruoz që i shërben agjendës së Rusisë në Kosovë, nuk do të realizohet asnjëherë”, shkroi Haradinaj. Ndërkohë, Zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se Kosova nuk është projekt i përkohshëm. Ramadani përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka thënë se, ndarja territoriale e Kosovës ishte një ide e rrezikshme me pasoja të paparashikueshme dhe në thelb anti-evropiane dhe anti-civilizuese. Ai ka theksuar se, secili që ka dalë kundër dhe i ka rezistuar deri në fund kësaj ideje, i ka shërbyer vendit dhe kombit. Në fund, Ramadani ka thënë se po t’i shërbenin idesë për ndarjen e Kosovës, Ushtrinë nuk do ta krijonin.