Komisioni Europian: "Serbia të zgjedhë mes BE dhe Rusisë"
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i90519-komisioni_europian_serbia_të_zgjedhë_mes_be_dhe_rusisë
Serbia rrezikon rrugëtimin e saj në Bashkimin Europian nëse vijon të forcojë lidhjet tregtare me Rusinë. Paralajmërimi vjen nga Komisioni Europian, pas takimit të mbajtur këtë javë mes presidentit Aleksandër Vuçiç dhe ambasadorit rus, Aleksandër Bocan-Karçenko.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 29, 2019 15:19 Europe/Tirane
  • Komisioni Europian:

Serbia rrezikon rrugëtimin e saj në Bashkimin Europian nëse vijon të forcojë lidhjet tregtare me Rusinë. Paralajmërimi vjen nga Komisioni Europian, pas takimit të mbajtur këtë javë mes presidentit Aleksandër Vuçiç dhe ambasadorit rus, Aleksandër Bocan-Karçenko.

Diplomati rus njoftoi se Beogradi më 25 tetor pritet të bëhet pjesë e "Bashkimit Ekonomik të Eurazisë". Organizmi i themeluar nga Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani më 2014-ën, lehtëson lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit dhe mbi 180 milionë njerëzve, dhe parashikon njësimin e politikave makroekonomike të vendeve anëtare. "Serbia dhe Rusia kanë marrëveshje të përbashkëta për tregti të lirë që nga viti 2000, dhe me sa kuptojmë kjo marrëveshje kërkohet të zgjerohet. Por duke qenë se Serbia aspiron negociatat me BE-në, duhet të përgatitet të heqë dorë nga të gjitha marrëveshjet dypalëshe për tregti të lirë ditën që do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian," deklaroi zëdhënësi i Komisionit Europian. Beogradi zyrtar mbetet i përkushtuar në rrugën drejt Bashkimi Europian, edhe pse vetëm 53 për qind e qytetarëve e dëshirojnë këtë. Bashkëpunimi mes Serbisë dhe vendeve euraziatike do të diskutohet të premten në Helsinki të Finlandës nga ministrat e jashtëm europianë dhe homologët e Ballkanit Perëndimor.