Macron i kërkon falje Ramës për gafën me himnin e Shqipërisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i90781-macron_i_kërkon_falje_ramës_për_gafën_me_himnin_e_shqipërisë
Gafa e organizatorëve të ndeshjes Francë-Shqipëri, që luajtën në vend të himnit tonë atë të Andorrës i ka kaluar kufijtë e incidentit sportiv.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 08, 2019 10:02 Europe/Tirane
  • Macron i kërkon falje Ramës për gafën me himnin e Shqipërisë

Gafa e organizatorëve të ndeshjes Francë-Shqipëri, që luajtën në vend të himnit tonë atë të Andorrës i ka kaluar kufijtë e incidentit sportiv.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron mësohet se i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar ndjesë për atë që ai e ka quajtur gabim të patolerueshëm të Federates Franceze të Futbollit mbi ngatërrimin e himnit shqiptar.

Presidenti Macron ka vlerësuar reagimin e lojtarëve shqiptarë dhe ka thënë se e konsideronte sidoqoftë të nevojshme shprehjen e një ndjese të sinqertë. Kryeministri Rama e ka çmuar gjestin e Presidentit të Francës, duke e falënderuar atë për mesazhin e tij, pavarësisht se gafa e papranueshme është bërë nga Federata Franceze e Futbollit