Tërmet i fuqishëm në Shqipëri, njerëzit në panik
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i91092-tërmet_i_fuqishëm_në_shqipëri_njerëzit_në_panik
Një tërmet i fuqishëm ka shkundur Shqipërinë. Sipas raportimeve të para, epiqendra ishte në Durrës. Mësohet se tërmeti ishte 5.8 ballë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 21, 2019 15:34 Europe/Tirane
  • Tërmet i fuqishëm në Shqipëri, njerëzit në panik

Një tërmet i fuqishëm ka shkundur Shqipërinë. Sipas raportimeve të para, epiqendra ishte në Durrës. Mësohet se tërmeti ishte 5.8 ballë.

Tërmeti ka prekur të gjitha zonat e Shqipërisë, në Lushnjë, Lezhë, Korçë, Bulqizë, Gjirokastër, Shkodër dhe Fier. Tërmeti i parë u pasua nga një i dytë që tronditi të gjithë Shqipërinë, dhe njerëzit kudo kanë dalë jashtë banesave e zyrave. Tërmeti me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 balle u regjistrua 30 km ne veri të Durrësit, në bregdet, afër Kepit të Rodonit. Sipas ekspertëve, ky është tërmeti më i forte në 20-30 vitet e fundit. Pesë lëkundje të tjera tërmeti kanë ndodhur këtë të shtunë në Shqipëri, ku përveç dëmeve materiale ka edhe dhjetëra të lënduar. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur keqardhje për gjendjen e krijuar duke thënë se po ndjek me vëmendje dhe shqetësim situatën. “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta shpreh keqardhjen për tërmetin që ka tronditur vendin tonë e në veçanti Qarkun e Durrësit dhe Tiranës. Meta shpreson për sa më pak dëme dhe pasoja ndërkohë që është i rëndësishëm monitorimi i situatës në vazhdimësi dhe informimi i qytetareve nga strukturat përgjegjëse shtetërore. Presidenti Meta po e ndjek situatën me vëmendje dhe shqetësim”, ka shkruar Meta në Facebook.