Tusk mesazh shqiptarëve: Mos u dorëzoni!
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i91765-tusk_mesazh_shqiptarëve_mos_u_dorëzoni!
Bllokimi i negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një veprim i gabuar, deklaroi sot presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 18, 2019 18:04 Europe/Tirane
  • Tusk mesazh shqiptarëve: Mos u dorëzoni!

Bllokimi i negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një veprim i gabuar, deklaroi sot presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

“Për këtë vendim nuk duhet të fajësojmë as Shqipërinë dhe as Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet bënë atë që ne u kërkuam të bënin”, theksoi ai.“Marrëveshja e Prespës ishte arritje e jashtëzakonshme. Të dyja vendet kanë të drejtën t’u hapen negociatat. Ato janë gati, por fatkeqësisht disa vende anëtare të BE-së nuk janë ende gati”, theksoi ai. “Kjo është arsyeja pse nuk arritëm të merrnim një vendim pozitiv”, tha Tusk. ”Dua t’u dërgoj një mesazh shqiptarëve dhe maqedonasve. Ju lutem mos u dorëzoni! Padyshim një ditë do të bëheni pjesë e BE-së”, shtoi ai.