Meta: Projekti “Serbia e madhe” dështoi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i91952-meta_projekti_serbia_e_madhe_dështoi
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për gazetën egjiptiane “Al – Ahram”, ka thënë se ideja e “Shqipërisë së Madhe” nuk është e mundur, ndërsa projekti për “Serbinë e Madhe” dështoi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 25, 2019 17:23 Europe/Tirane
  • Meta: Projekti “Serbia e madhe” dështoi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për gazetën egjiptiane “Al – Ahram”, ka thënë se ideja e “Shqipërisë së Madhe” nuk është e mundur, ndërsa projekti për “Serbinë e Madhe” dështoi.

Presidenti ka theksuar se Bashkimi Evropian tani nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme, por që reformat do të ndihmojnë në përmirësimin e procesit."BE tani nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Sidoqoftë, Bashkimi Evropian është ndërmarrja më e mirë njerëzore, ku përparimi ekonomik ecën paralelisht me përparimin e të drejtave të njeriut dhe qytetarëve. Situata e BE do të përmirësohet pas reformave të reja”, tha Meta, njoftoi oranews.I pyetur për marrëdhëniet me Greqinë dhe Turqinë, Meta tha se “Marrëdhënia e Shqipërisë me Greqinë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Lidhja jonë me Turqinë është gjithashtu historike.”