Bashkësia Islame e Bosnjës dhe Hercegovinës thekson ndihmën ndaj refugjatëve
(last modified Sat, 02 Nov 2019 14:49:57 GMT )
Nëntor 02, 2019 15:49 Europe/Tirane
  • Bashkësia Islame e Bosnjës dhe Hercegovinës thekson ndihmën ndaj refugjatëve

Kryetari i Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës e ka quajtur jetike ndihmën ndaj refugjatëve në stinën e të ftohtit.

Agjencia e lajmeve FENA njoftoi se Husejn Kavazoviç, kryetari i Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës, ditën e premte vuri në dukje ardhjen e stinës së të ftohtit dhe ka theksuar ndihmën ndaj refugjatëve.

Husejn Kavazoviç deklaroi: "Qytetarët mund të tregojnë solidaritetin e tyre në mbështetje dhe ndihmesën ndaj refugjatëve, mirëpo solidariteti nuk mund të jetë alternativë e rrugëzgjidhjes së qëndrueshme për krizën e refugjatëve dhe kjo krizë nuk duhet të bëhet politike.

Statistikat tregojnë se në Bosnjë dhe Hercegovina ka strehuar në kampe rreth 3500 refugjatë dhe rreth 2500 persona të tjera qëndrojnë jashtë kampeve duke pritur largimin nga Bosnja dhe Hercegovina dhe për të shkuar në një prej shteteve Bashkimit Evropian.

 

Tags