Rama në mbështetje të Veselit dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i92315-rama_në_mbështetje_të_veselit_dhe_luftëtarëve_të_tjerë_të_uÇk_së
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar lidhur me ftesën që është bërë së fundi nga Gjykata Speciale ndaj Kadri Veselit dhe ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 07, 2019 16:34 Europe/Tirane
  • Rama në mbështetje të Veselit dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar lidhur me ftesën që është bërë së fundi nga Gjykata Speciale ndaj Kadri Veselit dhe ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së.

Përmes një shkrimi në Twitter, Rama e ka cilësuar të padrejtë ftesën nga Gjykata Speciale ndaj secilit luftëtar të UÇK-së. Ai ka theksuar se është mënyra më e drejtë për të dëshmuar të vërtetën që u fitua me luftë. Ndërkaq, edhe më herët ka reaguar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Thaçi ka thënë se nuk ka gjykatë, tendencë dhe as fabrikim që mund ta njollosë Veselin dhe luftën e tij për çlirim. Përmes një shkrimi në Facebook, Thaçi ka thënë se lufta për liri është kauza më e pastër, më e drejtë dhe më fisnike që mund ta ketë për fat një popull në historinë e tij. Kadri Veseli do të intervistohet nga Dhomat e Specializuara më 4 dhjetor në Hagë.