Gjermania mbështet rrugën e Maqedonisë së Veriut për në BE
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i92477-gjermania_mbështet_rrugën_e_maqedonisë_së_veriut_për_në_be
Ministri i jashtëm i Gjermanisë i ka ofruar mbështetje Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 14, 2019 05:40 Europe/Tirane
  • Gjermania mbështet rrugën e Maqedonisë së Veriut për në BE

Ministri i jashtëm i Gjermanisë i ka ofruar mbështetje Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Gjatë deklaratës për mediat me homologun e tij maqedonas Nikola Dimitrov në Shkup, Maas deklaroi  se BE duhet t’i hapë dyert për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor  dhe se qytetarët e Maqedonisë nuk duhet të zhgënjehen. Muajin e kaluar BE nuk arriti të hapë negociatat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.  Franca vuri veton e saj duke kërkuar fillimisht reformim të BE-së dhe një metodologji të re për sa i takon bisedimeve të pranimit me vendet kandidate. Kryediplomati gjerman përsëriti edhe njëherë angazhimin e Gjermanisë për të mbështetur Maqedoninë e Veriut në luftën ndaj korrupsionit dhe reformën në drejtësi.