Nxirret nga rrënojat një tjetër trup i pajetë, 41 numri i viktimave
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i92794-nxirret_nga_rrënojat_një_tjetër_trup_i_pajetë_41_numri_i_viktimave
Dy ditë pas tërmetit ekipet e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat e hotelit "Miamare" trupin e pajetë të Sotiraq Mishajt.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 28, 2019 11:56 Europe/Tirane
  • Nxirret nga rrënojat një tjetër trup i pajetë, 41 numri i viktimave

Dy ditë pas tërmetit ekipet e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat e hotelit "Miamare" trupin e pajetë të Sotiraq Mishajt.

Trupi i pajetë u transportua me ambulancë për në morg.

Situata ka qenë dramatike, pasi një familjari i tij ka humbur ndjenjat.

Për momentin operacioni përfundoi, por do të bëhen verifikimet nëse ka apo jo persona të tjerë dhe më pas do merret një vendim.

Numri i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit ka shkuar në 41.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se Festa e Flamurit ka gjetur çdo shqiptar të goditur fort nga tragjedia e tërmetit që la pas dhjetëra viktima.

Postimi i Lleshaj

Ky flamur, që u gjet pak minuta para mesnatës së mbrëmshme, shumë pranë viktimave të fundit të nxjerra nga gërmadhat në Thumanë, sikur i ndriçoi sytë dhe zemrat e heronjve shqiptarë, që edhe me thonj kanë gërmuar pa pushim për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej.

Ishte ky flamur, i nxjerë nga rrënojat, që për pak çaste e largoi dhimbjen e përzishme dhe ktheu dritën e shpresës.

Le të jetë ky flamur, lutja jonë për shpirtrat e atyre që e lanë pas, si simbolin më të lartë që bën bashkë shqiptarët kudo që janë dhe mesazhi ynë për nderimin e Festës sonë kombëtare.