Cakaj: Mohimi i Reçakut nga Serbia akt kriminal
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i92990-cakaj_mohimi_i_reçakut_nga_serbia_akt_kriminal
Ministri i Jashtëm shqiptar në detyrë, Gent Cakaj i konsideroi skandaloze deklaratat e zyrtarëve serbë, se Masakra e Reçakut në Kosovë ishte një fabrikim dhe gënjeshtër.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 06, 2019 16:21 Europe/Tirane
  • Cakaj: Mohimi i Reçakut nga Serbia akt kriminal

Ministri i Jashtëm shqiptar në detyrë, Gent Cakaj i konsideroi skandaloze deklaratat e zyrtarëve serbë, se Masakra e Reçakut në Kosovë ishte një fabrikim dhe gënjeshtër.

Cakaj tha se vepra të tilla që shtrembërojnë të vërtetën duhet të dënohen. Ai e krahasoi presidentin serb me ministrin e propagandës së Gjermanisë naziste, Paul Joseph Goebbels. “Joseph Goebbels i propagandës së Millosheviç tani është shndërruar në kampion të mohimit, nënvlerësimit dhe trivializimit të krimeve të luftës. Skandaloze! Aktorët ndërkombëtarë duhet t’i dënojnë veprat e tilla përbuzëse dhe shtrembëruese të së vërtetës që i fyejnë viktimat dhe përpjekjet e pajtimit. Masakra e Reçakut nuk do të harrohet kurrë!”- shkroi Cakaj në një postim në Twitter.