Erdogan pas takimit me Ramën: Ndërtimet do kryhen maksimumi brenda një viti
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i93044-erdogan_pas_takimit_me_ramën_ndërtimet_do_kryhen_maksimumi_brenda_një_viti
Presidenti i Turqisë, Erdogan pas takimit me kryeministrin e vendit tonë Edi Rama tha se puna për ndërtimin e banesave ka filluar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 08, 2019 12:05 Europe/Tirane
  • Erdogan pas takimit me Ramën: Ndërtimet do kryhen maksimumi brenda një viti

Presidenti i Turqisë, Erdogan pas takimit me kryeministrin e vendit tonë Edi Rama tha se puna për ndërtimin e banesave ka filluar.

Ai shtoi se është në kontakt me Ministrinë e Kulturës për të vendosur vendin ku do ngrihen banesat e reja që të fillojë puna sa më shpejt.

Erdogan u shpreh se ndërtimet do kryhen maksimumi brenda 1 viti.

Erdogan: “Puna ka filluar dhe jemi në kontakt me Ministrinë e Kulturës në Shqipëri dhe do vendosim vendin e ndërtimit për të filluar sa më shpejt.

Brenda 6 muajsh ose maksimumi një vit do të kryhen ndërtimet. Për shkak të të ftohtit do të dërgojmë edhe çadrat për dimër speciale.”