Holanda vazhdon të kundërshtojë hapjen e negociatave me Shqipërinë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i93090-holanda_vazhdon_të_kundërshtojë_hapjen_e_negociatave_me_shqipërinë
Dy muaj pas vendimit negativ të Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, situata nuk ka ndryshuar në favor të Tiranës zyrtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 10, 2019 16:41 Europe/Tirane
  • Holanda vazhdon të kundërshtojë hapjen e negociatave me Shqipërinë

Dy muaj pas vendimit negativ të Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, situata nuk ka ndryshuar në favor të Tiranës zyrtare.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka përsëritur qëndrimin se Tirana nuk është ende gati për të hapur negociatat me BE-në. “Holanda nuk është kundër zgjerimit të BE-së, por shtetet duhet të jenë gati, si në rastin e Malit të Zi, për të nisur negociatat. Ne nuk besojmë se Shqipëria është gati të nisë negociatat me BE-në në këtë moment, ndërsa Maqedonia e Veriut është më afër këtij qëllimi”, tha Rutte për gazetën malazeze “Pobjeda”. Rutte komentoi edhe vendimin e tetorit për dy shtetet ballkanike, duke theksuar se negociatat për Shkupin nuk u hapën pasi disa shtete të BE-së nuk donin ta ndanin nga Shqipëria.