Aleksandar Vuçiç vizitë në Tiranë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i93257-aleksandar_vuçiç_vizitë_në_tiranë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të jetë në një vizitë zyrtare në Shqipëri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 16, 2019 18:10 Europe/Tirane
  • Aleksandar Vuçiç vizitë në Tiranë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të jetë në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Presidenca serbe ka njoftuar se Vuçiç do të qëndrojë në Shqipëri në 20-21 dhjetor. Sipas njoftimit, Vuçiç do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë. Kjo është hera e dytë brenda një viti që Vuçiç shkon në Tiranë, pas pjesëmarrjes në samitin e Brdo-Brijunit, më 27 prill, takim i organizuar nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.