Rama sqaron pse nuk e ftoi Haradinajn në Tiranë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i93284-rama_sqaron_pse_nuk_e_ftoi_haradinajn_në_tiranë
Zyra e shtypit e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, reagoi pas deklaratave të kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt se nuk kishte marrë ftesë për Samitin e Mini Shengenit ballkanik që do të mbahet këtë fundjave në Tiranë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 17, 2019 16:52 Europe/Tirane
  • Rama sqaron pse nuk e ftoi Haradinajn në Tiranë

Zyra e shtypit e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, reagoi pas deklaratave të kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt se nuk kishte marrë ftesë për Samitin e Mini Shengenit ballkanik që do të mbahet këtë fundjave në Tiranë.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha sot se Kosova nuk është e ftuar për takimin e radhës të Mini-Shengenit ballkanik. “Unë nuk marr pjesë në takimin e Mini Shengenit. Nuk kemi marrë ftesë”, iu përgjigj ai gazetareve. Kryeministria shqiptare bën të ditur se formati i takimeve rajonale për këtë çështje është i tillë me pjesëmarrjen e drejtuesve më të lartë shtetërorë. “Nisur nga një deklaratë bërë nga kryeministri i dorëhequr i Kosovës sqarojmë se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin që në Kosovë ende nuk është formuar qeveria e re, Kosova është ftuar në nivelin më të lartë njësoj si në takimin e Ohrit, përmes ftesës drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi”, thuhet në deklaratën nga zyra e kryeministrit Rama, raportojnë mediat në Shqipëri. Më 21 dhjetor të këtij viti do të mbahet mbledhja e radhës në kuadër të bisedimeve për Mini Shengenin ballkanik. Ideja e Mini Shengenit”  është kundërshtuar fuqishëm institucionet e Kosovës, në anën tjetër kryeministri shqiptar, Edi Rama pas Samitit të Ohrit mbajtur më 9 nëntor 2019 pat deklaruar se Kosova u vetëpërjashtua pa asnjë arsye nga Minis Shengeni ballkanik.