Haradinaj: Albin mashtruesi sot u dorëzua para Serbisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i95130-haradinaj_albin_mashtruesi_sot_u_dorëzua_para_serbisë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në konferencë për media ka thënë se me 15 mars largohet pjesërisht taksa, nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 27, 2020 16:40 Europe/Tirane
  • Haradinaj: Albin mashtruesi sot u dorëzua para Serbisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në konferencë për media ka thënë se me 15 mars largohet pjesërisht taksa, nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor.

Ndaj deklarimeve të Kurtit, ka reaguar ish-kryeministri, Ramush Haradinaj. Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj e ka quajtur Kurtin sërish mashtrues, duke thënë se me veprimin e fundit, kryeministri ka nisur kthimin e Serbisë në Kosovë. “Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj”, ka shkruar Haradinaj. Më herët, largimin e taksës e kanë kërkuar në vazhdimësi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i dërguari i Posaçëm i SHBA-së, Richard Grenell ka thënë se taksa duhet larguar dhe nuk duhet vendosur reciprocitet. Po ashtu edhe LDK, pati deklarime se duhet hequr taksa. Zëvendëskryeministri Hoti, ka pohuar se tarifa duhet larguar dhe duhet të ruhen raportet e mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian.