Haradinaj: Me heqjen e taksës Kurti ia mundëson Vuçiqit të rizgjidhet President
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i95154-haradinaj_me_heqjen_e_taksës_kurti_ia_mundëson_vuçiqit_të_rizgjidhet_president
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së partisë së tij, para medieve tha se kanë diskutuar në lidhje me vendimin e Kurtit, për tarifën 100 për qind, ku paralajmëroi se do të mobilizohen edhe në Kuvend por edhe me qytetarët që ta kundërshtojnë këtë vendim.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 28, 2020 14:59 Europe/Tirane
  • Haradinaj: Me heqjen e taksës Kurti ia mundëson Vuçiqit të rizgjidhet President

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së partisë së tij, para medieve tha se kanë diskutuar në lidhje me vendimin e Kurtit, për tarifën 100 për qind, ku paralajmëroi se do të mobilizohen edhe në Kuvend por edhe me qytetarët që ta kundërshtojnë këtë vendim.

Ai tha se me këtë vendim nuk pritet konstruktivitet nga Serbia, por sipas tij ky vendim është vetëm konstruktivitet i Kurtit në mënyrë që presidenti, Aleksandar Vuçiq, të fitoj zgjedhjet në Serbi. “Kemi diskutu për vendimin e djeshëm të Kryeministrit Kurti, për heqjen e taksës pa kushte, dhe pa ndonjë kundërvlerë për Kosovës, kjo është ajo që ka njoftuar dje kryeministri Kurti. Na bën përshtypje sesi e ka copëtuar vendimin, me 15 mars e heq për lëndën e parë, ndërsa me 1 prill e heq tërësisht, me qëllim që ta mashtroj popullin. Absurdi i parë është që e hjek pjesërisht taksën me 15 mars, për me i lanë kohë Serbisë me pa sa është konstruktive. Pastaj, heqja e taksës tërësisht me 1 prill, shoqërohet me lutje dhe pritje që Serbia me qenë konstruktive. Nuk realizon asgjë me të, është absurd me prit konstruktivitet. Heqja e taksës para zgjedhjeve në Serbi është vetëm konstruktivitet i zotëri Kurtit për me i fitu zotëri Vuçiq zgjedhjet në Serbi, edhe shihet që ka një marrëveshje mes dyve, e kuptohet çmimi është Lista Serbe, votat e Listës Serbe për Qeverinë Kurti”, tha Haradinaj. Haradinaj tha po ashtu se Kurti ka gabuar që i ka vënë kushte BE-së për liberalizimin, duke thënë se këtë vendim do ta kundërshtojnë fuqishëm.