Rama e përkrah Kurtin në heqjen e taksës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i95185-rama_e_përkrah_kurtin_në_heqjen_e_taksës
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar lidhur me heqjen e taksës 100 për qind për prodhimet serbe dhe boshnjake nga ana e Kosovës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 01, 2020 15:36 Europe/Tirane
  • Rama e përkrah Kurtin në heqjen e taksës

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar lidhur me heqjen e taksës 100 për qind për prodhimet serbe dhe boshnjake nga ana e Kosovës.

Rama me një shkrim në Twitter ka thënë se kryeministri i Kosovës është në rrugën e duhur dhe se nuk duhet të frikësohet për heqjen e taksës. “Albin Kurti është në rrugën e duhur!Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit”, ka shkruar Rama. Po ashtu, ai ka thënë se, “uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës”. Kujtojmë se kryeministri Kurti, të premten ka premtuar se nga data 15 mars do të filloj heqjen e taksës.