Marrëveshja Kosovë-Serbi do t’u servohet palëve
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i95285-marrëveshja_kosovë_serbi_do_t’u_servohet_palëve
Pas takimit në SHBA, njohës të zhvillimeve politike thonë se marrëveshja mes Kosovës e Serbisë mund të servohet, ndërsa dy presidentët Thaçi e Vuçiq dyshojnë se po e negociojnë atë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 05, 2020 17:20 Europe/Tirane
  • Marrëveshja Kosovë-Serbi do t’u servohet palëve

Pas takimit në SHBA, njohës të zhvillimeve politike thonë se marrëveshja mes Kosovës e Serbisë mund të servohet, ndërsa dy presidentët Thaçi e Vuçiq dyshojnë se po e negociojnë atë.

Ndërkaq, nga shoqëria civile thonë se më me rëndësi është uniteti se sa koha e shkurtër e arritjes së marrëveshjes. Mundësia e një marrëveshjeje të servuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk po përjashtohet nga njohësi i çështjeve politike, Fisnik Halimi. Madje, ai thotë se Presidenti Hashim Thaçi e homologu i tij, Aleksandar Vuçiq, do të jenë negociatorët e kësaj marrëveshje. “Neve do të na servohet një marrëveshje e servuar fshehtas. Zoti Thaçi dhe zoti Vuçiq, me ndërmjetësimin amerikan dhe jo vetëm, kanë negociuar tashmë tri vite rreth marrëveshes përfundimtare Kosovë-Serbi”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Fisnik Halimi. Mirëpo, Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se më me rëndësi do të ishte uniteti politik i Kosovës në dialog, se sa koha e arritjes së marrëveshjes. “Nëse do të ketë apo jo marrëveshje gjatë këtij viti mbetet të shihet, por për ne është shumë e rëndësishme që këto diskutime të shtyhen përpara nëpërmjet një strategjie të mirëfilltë të institucioneve të Kosovës, të ketë një bashkërendim, koordinim. Ky proces duhet të udhëhiqet nga ana e Qeverisë në konsultim patjetër me Presidentin dhe që të mbikëqyret nga Kuvendi i Kosovës”, deklaroi Jeta Krasniqi nga KDI. Teksa Krasniqi thotë se BE-ja prapë do të ketë rol të rëndësishëm në dialog, Halimi thotë se negociatat e Brukselit ishin kohë e quar dëme.