10 të infektuar, Rama bën thirrje për masa të forta
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i95402-10_të_infektuar_rama_bën_thirrje_për_masa_të_forta
Kryeministri shqiptar Edi Rama në mbledhjen e qeverisë këtë pasdite për masat kundër përhapjes së koronavirusit është shprehur se rastet e të infektuarve pritet që të rriten.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 10, 2020 15:34 Europe/Tirane
  • 10 të infektuar, Rama bën thirrje për masa të forta

Kryeministri shqiptar Edi Rama në mbledhjen e qeverisë këtë pasdite për masat kundër përhapjes së koronavirusit është shprehur se rastet e të infektuarve pritet që të rriten.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullta higjienike kundër këtij virusi në mënyrë që të mos kthehemi në vrasës për të tjerët. Rama është shprehur se gjatë kurbës rritëse të rasteve të prekura, do të rriten edhe kufizimet, edhe fuqia goditëse ndaj virusit. “Janë testuar deri më tani 114 raste të dyshuara prej vetëm 10 janë pozitive ashtu siç jeni në dijeni bëhen fjale për dy të sëmurët e parë dhe gjashtë kontaktet e tjerë janë persona të ngushte apo të dytë. Si dhe dy raste që nuk kanë lidhje me të parin. Ato janë në ndjekje dhe kane edhe 18 teste të tjera. Është bërë një punë kapilare nga Urgjenca kombëtare e shoqëruar  çdo person duhet të telefonojnë në numrin 127 nëse kanë pasur kontakte me vendet e prekura apo kane pasur kontakte me personat që kanë qenë në këto zona ” tha Rama.