23 raste pozitive me koronavirus në Shqipëri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i95445-23_raste_pozitive_me_koronavirus_në_shqipëri
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për Coronavirus dhe në total janë gjithsej 298 raste të testuara dhe deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 12, 2020 16:45 Europe/Tirane
  • 23 raste pozitive me koronavirus në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për Coronavirus dhe në total janë gjithsej 298 raste të testuara dhe deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Mira Rakacolli. “Pesë prej tyre ndodhen në Spitalin Infektiv në Tiranë, ndërsa 18 raste të tjera (në total) që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta”, ka njoftuar ministrja. “Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është si vijon: Tiranë – 16 raste, Durrës – 3 raste (njëra prej të cilave ka ndërruar jetë), Lushnje – 1 rast, Elbasan – 2 raste dhe Rrogozhinë – 1 rast. Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë”, shtoi ajo.