​Zyrtare: Konfirmohen dy raste me koronavirus në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i95467-zyrtare_konfirmohen_dy_raste_me_koronavirus_në_kosovë
Dy raste me koronavirus janë konfirmuar në Klinikën Infektive të Kosovës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 13, 2020 14:28 Europe/Tirane
  • ​Zyrtare: Konfirmohen dy raste me koronavirus në Kosovë

Dy raste me koronavirus janë konfirmuar në Klinikën Infektive të Kosovës.

Rastet i konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ku tha se nga analizat e bërë kanë rezultuar dy raste me koronavirus.

Mësohet se të prekurit janë një 20 vjeçare nga Italia dhe një 77-vjeçar Kosovar.

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, të qëndrojnë mbi 1 metër larg kur takohen dhe që t’i pastrojnë duart me ujë të ngrohtë mbi 30 sekonda.