5 të infektuar në Kosovë, 38 në Shqipëri
Krahas tri rasteve pozitive të deritashme në Kosovë, sot pasdite në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me RT PCR janë konfirmuar edhe dy raste të reja pozitive për virusin SARS-CoV-2.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë datës 14 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për gjashtëdhjetë e shtatë raste të dyshimta në COVID-19. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se numri i personave të prekur nga coronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 38, me 5 raste të reja në 24 orët e fundit. Bëhet e ditur se deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 38 raste.