Kosovë, viktima e parë nga COVID-19
Qytete, fshatra, lagje e familje në Kosovë deri tash janë vendosur në karantinë si masë parandaluese ndaj COVID-19, megjithatë, këto vende po ballafaqohen me mungesën e mjeteve higjienike dhe ushqimore, por ka edhe raste kur banorët kalojnë zonën që është në karantinë nëpërmjet rrugëve dytësore.
Deri tani dihet që në karantinë është qyteti i Klinës, Vitisë, Malishevës, Qendra e Studentëve në Prishtina, dy fshatra të Gjilanit, katër fshatra të Podujevë, një familje në Suharekë, një fshat në Lipjan. Kurse, në Gjakovë, një çift i ardhur nga Gjermania është identifikuar me koronavirus. Ndërsa, u është bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë pasur kontakt me çiftin në fjalë që të vet-izolohen derisa t’u bëhen analizat për të vërtetuar nëse janë të infektuar apo jo. Derisa, sot është shënuar edhe viktimën e parë, i cili është një 82 vjeçar nga fshati Dumnicë i Podujevës, të infektuar deri më tani janë identifikuar 31 persona, për të cilët thuhet se aktualisht gjendja është stabile.