Gjendet pa shenja jete trupi i një të moshuari në Prishtinë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i95700-gjendet_pa_shenja_jete_trupi_i_një_të_moshuari_në_prishtinë
Një person pa shenja jete është gjetur sot në rrugën “Shkupi”, në Prishtinë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 23, 2020 16:37 Europe/Tirane
  • Gjendet pa shenja jete trupi i një të moshuari në Prishtinë

Një person pa shenja jete është gjetur sot në rrugën “Shkupi”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Policia ka dalë në vend ngjarje me ç’rast ka hasur në viktimën mashkull 82-vjeçar, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha ajo. Ahmeti bëri të ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi është dërguar për obduksion. “Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti që është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka konfirmuar Ahmeti.