CoVid-19/ Rritet numri! 197 të prekur, 10 viktima në Shqipëri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i95812-covid_19_rritet_numri!_197_të_prekur_10_viktima_në_shqipëri
Numri i të prekurve me CoVid-19 në vendin tonë ka shkuar në 197.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 28, 2020 07:38 Europe/Tirane
  • CoVid-19/ Rritet numri! 197 të prekur, 10 viktima në Shqipëri

Numri i të prekurve me CoVid-19 në vendin tonë ka shkuar në 197.

11 raste të reja janë regjistruar vetëm në 24 orët e fundit.

Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

“Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste.Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjecar nga Tirana dhe një 72-vjecare nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.