Shtohen rastet me koronavirus, 13 persona kanë humbur jetën
Ka shkuar në 13 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Shqipëri.
Në një dalje për mediat, zv/Ministrija e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 20 raste të reja, duke e çuar në 243 numrin e personave të prekur nga COVID-19
Ndërkohë numri i personave të shëruar ka shkuar në 52. Deri tani janë testuar 1671 raste të dyshuara.
Dy të vdekur në më pak se 24 orë-Mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 82-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 62 vjeçar nga Durrësi, të konfirmuar me COVID-19, me sëmundje bashkëshoqëruese. Shkon në 13 numri i personave që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve.
77 të shtuar tek infektivi-Ju informojmë se aktualisht, në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar.
52 te shëruar-Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 8 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.
Zgjerohet harta-Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Shkodër, Mirditë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.