16 fëmijë me COVID-19, Shqipëria hyjnë në shtetrrethim
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i96134-16_fëmijë_me_covid_19_shqipëria_hyjnë_në_shtetrrethim
Nga 433 raste të konfirmuara me koronavirusin COVID-19, 16 janë fëmijë, deklaron  Prof. Mira Rakacolli, zv/ministre e shëndetësisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 11, 2020 08:59 Europe/Tirane
  • 16 fëmijë me COVID-19, Shqipëria hyjnë në shtetrrethim

Nga 433 raste të konfirmuara me koronavirusin COVID-19, 16 janë fëmijë, deklaron  Prof. Mira Rakacolli, zv/ministre e shëndetësisë.

“Fatmirësisht asnjë nuk ka pasur asnjëherë nuk kanë pasur nevojë për kujdes spitalor dhe janë në gjendje shumë të mirë” vijoi më tej ajo

Në 24 orët e fundit janë 17 raste të reja. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 10 raste, Shkodër 3 raste, Pukë 1 rast, Lushnje 1 rast, Krujë 1 rast dhe Durrës 1 rast

Në Shkodër gazetari i Ora News, Bepin Kolvata informon se "këto 3 raste kanë dalë nga kontaktet e 4 rasteve pozitive që janë konstatuar dje dhe se po vijon puna për gjurmimin e kontakteve te tjera  deri në shkëputjen e zinxhirit infektiv “.

Po a është dakord Ministria e Shëndetësisë me vendimin e qeverisë për lehtësimin e masave të shtrënguara?

"Gjithçka që bën qeveria e bën në përputhje me rekomandimet që jep Komiteti I Ekspertëve, vendimet e të cilëve janë të bazuara në një analizë shumë të hollësishme të situatës aktuale dhe numrat e prekurve dhe tendencës që zhvillohet epidemia si dhe me konsulencën e OBSH"  nënvizoi sot Prof. Mira Rakacolli, zv/ministre e shëndetësisë.

Në të gjithë Shqipërinë nis shtetrrethimi në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nga ora 13.00 e ditës së sotme deri të hënën në 05.00 gjithçka do të jetë e mbyllur dhe të gjithë do të jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi.

Po ashtu ndalohet ofrimi I shërbimit nga të gjitha aktivitetet.

Ndërkaq nga dita e hënë e javës tjetër, fasha orare do të zgjatet deri 17.30 për qytetarët, shërbimet ushqimore, farmacitë dhe bankat autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta.

Qeveria shqiptare e sheh fundin e muaji maj si një afat kohor optimist për të dalë nga faza e parë e përballjes me COVID-19.

Ndërsa javën e ardhshme do të publikohet paketa e dytë financiare e cila do të mbështesë bizneset e vogla që u goditen indirekt nga VKM e ;qeverisë kundër COVID-19. Punonjësit e bizneseve të mëdha, që bazuar në listë-pagesat e fundit të ditës së djeshme, figurojnë të goditur nga lufta në vendin e tyre të punës si dhe sektorët e turizmit e të industrisë fajëson dhe njësitë prodhuese në tërësi.

Gjithashtu për javën tjetër Edi Rama dha një lajm të mirë për shtetasit shqiptar që kanë mbetur të bllokuar jashtë kufijve të Shqipërisë. Ai paralajmëroi se të hënë do të bëhet publik një plan detajuar për hapjen e rrugës së riatdhesimi, por me kushtin e karantinimit 14-ditor.