362 raste të infektuar në Kosovë, 4 persona në gjendje të rëndë
Katër pacientë të prekur me koronavirus janë në gjendje kritike në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Në Klinikën Infektive të QKUK-së, janë duke u trajtuar gjithsej 53 persona të cilët kanë dalë pozitiv me koronavirus.
Infektologu Valbon Kransiqi, ka bërë të ditur për lajmi.net, se nga 53 pacientë, katër janë në gjendje kritike, ndërkaq gjashtë janë me oksigjenoterapi.
“53 gjithsej të shtrirë në Infektivë që janë të konfirmuar. Kemi edhe disa të tjerë që po presim rezultatet. Nga këta 53, 6 i kemi me ogsigjenoterapi, ndërkohë që 4 pacientë i kemi në gjendje shumë të rënë. Ata janë në kujdesin intensiv të klinikës sonë dhe ne e vlerësojmë si gjendje kritike të tyre”, ka treguar Kransiqi për lajmi.net.
Tutje ai ka bërë të ditur se ka edhe persona të cilët janë duke pritur rezultatet e testeve për COVID-19 mirëpo siç tha Krasniqi, nuk mund të jepen shifra se sa persona, pasi që në vazhdimësi qytetarët vijnë në Klinikë për tu testuar.
Theksojmë se deri më tani në Kosovë janë 362 persona të prekur me koronavirus, 59 të shëruar dhe shtatë të vdekur.
Shtatë persona të prekur në Komunën e Hanit të Elezit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë duke u monitoruar nga Policia.
Kryetari i Komunës së Hanit te Elezit, Refki Suma në një bisedë telefonike për Ekonomia Online ka thënë se rasti i parë ka qenë i kontaktit në Ferizaj e pastaj ka infektuar edhe gjashtë familjarët e tjerë.
Suma njoftoj se të gjitha janë izoluar në shtëpi dhe janë duke u monitoruar nga Policia.
Me tej, Suma bëri të ditur se të infektuarit janë nga “Lagjja Curri” në periferi të Hanit të Elezit.
“Rasti i parë ka qenë i kontaktit i marrë nga Ferizaji, pastaj ai e ka transportuar edhe të 6 persona tjerë familjarë. Shtatë personat janë duke u mbikëqyrë nga Policia vazhdimisht dhe të gjithë janë të izoluar në shtëpi dhe gjendja e tyre është e mirë”.
“Të prekurit janë në periferi të Hanit të Elezit që kufizohet me autostradën ‘Lagjja Curri’”, u shpreh Suma duke shtuar se Komuna është pajisura me pajisje elementare nga ministria dhe donacione tjera.
79 raste janë konfirmuar pozitive me Coronavirus. Kjo është bërë e ditur nga IKShPK-ja përmes një njoftimi për media.
Sipas njoftimit nga gjithsej 250 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, si dhe nga karantina në Qendrën Studentore, me SARS CoV-2 pozitiv janë diagnostikuar gjithsej 79 raste.