Rama: Do të ketë lehtësime javën e ardhshme
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i96403-rama_do_të_ketë_lehtësime_javën_e_ardhshme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një videomesazhi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se duke nisur nga java e ardhshme do të lehtësohen disa nga masat e vendosura për shkak të Covid-19.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 21, 2020 16:29 Europe/Tirane
  • Rama: Do të ketë lehtësime javën e ardhshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një videomesazhi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se duke nisur nga java e ardhshme do të lehtësohen disa nga masat e vendosura për shkak të Covid-19.

Ai u shpreh se do të rritet orari për daljen në pazar ndërkohë që do të hapen rrugët ndërqytetase për taksitë. Lajmi tjetër i mirë i Kryeministrit Rama ishte se nga 4 Maji do të lehtësohet edhe më shumë lëvizja brenda qyteteve. “Javën e ardhshme do ta rrisim orarin e daljes në pazar. Do të hapim edhe rrugën ndërqytetëse për taksitë. Nga e hëna, 4 Maj do ta lehtësojmë shumë lëvizjen brenda qyteteve, qoftë në këmbë, makinë”. Hapje do të ketë edhe për bllokun e tretë të bizneseve. Megjithatë kreu i qeverisë deklaroi se kjo duhet bërë me kujdes dhe hap pasi. Rama u shpreh se armiku i padukshëm nuk ka për të ikur dhe ne duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me të. “Do të hapim edhe bllokun e tretë të bizneseve. Kjo do të ndihmojë ekonominë familjare. Edhe pak durim. Hapja do të garantohet me rregulla dhe kushte sigurie. Bizneset duhet të sigurohet që ta marrin atë vërtetim në portalin e e-albania. Në fund të ditës këto leje, duhen për të garantuar shëndetin e gjithsecilit. Duhet dhe do të jemi kërkues ndaj jush, por secili prej jush duhet të jetë më kërkues nga vetja për të mbrojtur veten”. Pritet që deri në fillim të javës tjetër të merret edhe një vendim për shkollat e universitetet.