Kosovë, duket se po përmirësohet gjendja e krijuar nga virusi Korona
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i96791-kosovë_duket_se_po_përmirësohet_gjendja_e_krijuar_nga_virusi_korona
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar vetëm 1 rast të ri me Covid-19 dhe 87 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 06, 2020 07:37 Europe/Tirane
  • Kosovë, duket se po përmirësohet gjendja e krijuar nga virusi Korona

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar vetëm 1 rast të ri me Covid-19 dhe 87 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

"Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Mitrovicës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rekë)", thuhet në njoftim.

Përgjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 220 teste për këtë virus.

Me të dhënat e fundit, deri më tani në Kosovë janë regjistruar 856 persona të infektuar, 490 të shëruar dhe 26 viktima nga Covid-19.  

Këtë javë ka rënë numri i atyre që janë prekur me Coivd19. Edhe pse tani ka më shumë të shëruar dhe më pak të preku, drejtori i Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, ka deklaruar se ende nuk ka kaluar pandemia dhe për këtë qytetarët e Kosovës duhet të kenë kujdesë dhe të mos dalin pa punë, përveç kohës që e kanë e nga tri orë.

Ai ka folur për përgaditjet që i ka pasur IKSHPK që nga 1 janari i këtij viti. “Ne kemi bërë shuam përgaditjet, nga paraqitja e virusi në Kinë, Ne kemi filluar testimin më 8 shkurt dhe kemi qenë njëri ndër shtetit e para në botë që kemi filluar testimin. Tani situata epidemiologjiek është nën kontroll. Tani kemi rrethana lehtësuese, por jo rrethana që të kujdesemi nga kujdesi dhe të lirohemi nga përmbajtja e rekomandimeve të IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij Covid19 paraqet një kthesë historike të civilizimit, jo vetëm në aspektin shëndetësor, pore edhe në të gjitha aspektet e jetës.

“Tani jemi në rrënjë të lakores”, tha ai. Drejtori i Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, ka ftuar qytetarët të mos dalin sikur këto tri ditë, ku në disa vende ka pasur grumbullim të njerëzve dhe pa masa mbrojtëse.

 Ramadani vlerësoi se rreziku më i madh do të  ishte nëse do të kishim të sëmurë nga personeli shendetësor.