Kosovë, 27 viktima nga virusi Korona
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i96813-kosovë_27_viktima_nga_virusi_korona
Në Klinikën Infektive sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë 63 vjeçarja nga Dragashi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 07, 2020 07:09 Europe/Tirane
  • Kosovë, 27 viktima nga virusi Korona

Në Klinikën Infektive sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë 63 vjeçarja nga Dragashi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Klinika Infektive përmes një njoftimi për media.

E ndjera ishte e infektuar me COVID-19, por gjithashtu kishte edhe sëmundje tjera.

“Në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacientja e lindur me 1957 nga komuna e Dragashit, e cila veç infeksionit me COVID-19, ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 27, kurse janë shëruar 533 ndërkaq të infektuar me coronavirus janë 860. 

Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë duke u trajtuar 12 raste me COVID-19.

Prej tyre, 9 raste janë në gjendje stabile, 2 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive një pacient i infektuar me COVID -19, i cili ka sëmundje kronike të veshkave dhe është në dializë.

Nga klinika sot do të lirohen 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me COVID -19, ndërsa 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ ne testimet e fundit për COVID-19 vazhdojnë trajtimin në klinikë.

Ndërkohë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se 43 persona kanë rezultuar të shëruar gjatë ditës së sotme në Kosovë, ndërsa vetëm 4 është numri i të infektuarve me COVID-19.

Nga këta 43 të shëruar 11 janë nga Malisheva, 10 nga Shtimja e 9 nga Ferizaji.

Katër pacientë për sot rezultojnë të shëruar edhe nga Komuna e Mitrovicës së Veriut, përcjell Telegrafi.

Sonte edhe dy rastet e  fundit me COVID-19 nga Podujeva kanë rezultuar të shëruar duke bërë që kjo komunë të fitojë betejën me COVID-19 duke mos pasur asnjë banorë të prekur nga ky virus.

Nga dy pacientë kanë rezultuar të shëruar edhe nga Gjilani e Suhareka.

Peja dhe Rahoveci dhe Zveçani sot kanë regjistruar nga një pacientë të shëruar plotësisht nga coronavirusi.

Kujtojmë numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 533 raste, raste aktive me coronavirus kanë mbetur 301 ndërsa 26 persona kanë humbur jetën si pasojë e infeksionit nga COVID-19.