Kosova shënon viktimën e 28-të të virusit Korona
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i96841-kosova_shënon_viktimën_e_28_të_të_virusit_korona
Në Klinikën Infektive ka vdekur edhe një pacient i prekur me koronavirus. Viktima e 28 është një 77 vjeçar nga Rahoveci që ishte edhe në dializë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 08, 2020 07:43 Europe/Tirane
  • Kosova shënon viktimën e 28-të të virusit Korona

Në Klinikën Infektive ka vdekur edhe një pacient i prekur me koronavirus. Viktima e 28 është një 77 vjeçar nga Rahoveci që ishte edhe në dializë.

Ky është njoftimi i plotë i ShSKUK-së:

Nga raporti 24 orësh i Klinikës Infektive, i datës 8 maj 2020, bëhet e ditur se në klinikë aktualisht janë të shtrirë 8 pacientë me Covid-19 pozitiv.

Pesë raste janë në gjendje stabile, 3 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Sot në ora 10:30, ka ndërruar jetë pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përpos infeksionit me Covid -19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë.

Nga klinika, sot lirohen 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19.

Në 24 orët e fundit në veri të Kosovës janë regjistruar dy raste të reja me Covid-19, dhe janë shëruar tre persona, u njoftua sot nga Shtabi i Situatave të Emergjencave të veriut të Mitrovicës.

Dy rastet e reja janë nga Zubin Potoku dhe Leposaviqi, raporton Radio Kontakt Plus, transmeton Klan Kosova.

Nga tre të shëruarit me Covid-19, dy janë nga veriu i Mitrovicës dhe një nga Zveçani.

Deri më tani, gjithsej 112 njerëz janë sëmurë me Covid-19 në zonat e bauara me serbë në Kosovë, nëntë kanë vdekur dhe 79 janë shëruar.

Personat që do të karantinohen në Qendrën Studentore në Prishtinë, tani e tutje do të qëndrojnë vetëm 7 ditë.

 

Ndërsa do të lirohen për në shtëpi ku do të qëndrojnë 14 ditë në vetëizolim.

Këtë lajm e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

“Personat qe rezultojnë negativ në Sars-COV -2 në ditën e shtate prej hyrje në karantine kur edhe testohen lëshohen në shtëpi për vetëizolim 14 ditor. Rastet që rezultojnë pozitivë por që nuk kanë shenja klinike të sëmundjes, dmth simptomatologji të lehtë, rekomandohen në izolim, kurse rastet pozitive por me shenja të sëmundjes dërgohen në spital për trajtim mjekësor”, ka thënë Hoti.

Ndërsa edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konstatuar normalizim të rasteve me COVID-19 në Republikën e Kosovës dhe javën e fundit rënie të rasteve pozitive dhe qetësim të vatrave epidemike.

Prandaj, ka rekomanduar që:

• Punëtorët shëndetësor të QKMF në karantinë t’i përmbahen strikt udhëzimeve, protokoleve për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve në karantinë;

• Punëtorët shëndetësor të QKMF në karantinë të përcjellin gjendjen shëndetësore të personave të vendosur dhe të bëhet testimi i tyre ditën e shtatë pas arritjes;

• Të gjithë personat SARS CoV-2 POZITIV, pa shenja klinike të mbahen në izolim deri në shërimin e plotë të tyre (sipas OBSH dy teste radhazi negative së paku 24 orë e më së largu 48 orë) e nëse kanë shenja dhe simptoma të rënda klinike të hospitalizohen në Klinikën Infektive;

• Të gjithë personat SARS CoV-2 NEGATIV, rekomandohet të vetë-izolohen në shtëpi 14 ditë sipas udhëzimeve të IKSHPK;