Nis hapja graduale e kufirit Kosovë-Shqipëri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i96993-nis_hapja_graduale_e_kufirit_kosovë_shqipëri
Ka nisur hapja graduale e kufirit Kosovë-Shqipëri. Të parët janë qytetarët e Kosovës të cilët kanë leje qëndrimi apo shtetësi shqiptare të cilët janë lejuar të udhëtojnë për t’u vendosur në pronat e tyre.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 12, 2020 16:30 Europe/Tirane
  • Nis hapja graduale e kufirit Kosovë-Shqipëri

Ka nisur hapja graduale e kufirit Kosovë-Shqipëri. Të parët janë qytetarët e Kosovës të cilët kanë leje qëndrimi apo shtetësi shqiptare të cilët janë lejuar të udhëtojnë për t’u vendosur në pronat e tyre.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi tha se këta qytetarë duhet të vetëizolohen në shtëpitë e tyre, duke respektuar rregullat e qytetit ku do të qëndrojnë. “Kjo nuk do të thotë që ata nuk mund të dalin jashtë shtëpive dhe banesave të tyre për të kryer shërbime në orare të caktuara siç është për të gjithë qytetarët shqiptarë”, tha ai. Shtimi i numrit të rasteve me koronavirus ditëve të fundit në Kosovë e ka vështirësuar marrjen e vendimeve të autoriteteve shqiptare për të caktuar datat e sakta se kur qytetarët e tjerë do të lejohen të qarkullojnë drejt Shqipërisë, megjithatë përmendet muaji qershor. Ka nisur edhe lejimi i qarkullimit të mallrave, por kryesisht ato që vijnë në Portin e Durrësit drejt Kosovës. Sipas ambasadori Minxhozi, lirimi masiv i mallrave nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas bëhet në kohë të caktuar në një fazë të caktuar.