Kosova shënon edhe tetë raste të reja me virusin Korona
Tetë raste me Koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë. Ndërkohë, nuk është raportuar asnjë i shëruar. Kështu ka njoftuar Instituti i Shëndetësisë. Dy nga 11 pacientët e infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Rahovecit 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Rahovec), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri)
Në qytetin e Vushtrrisë mbrëmë u konfirmuan edhe 2 raste të reja me Coronavirus.
Të dy rastet janë̈ nga e njëjta familje, me banim në rrugën “2 Maji”. Këta qytetarë kanë ardhur nga Suedia para disa ditësh dhe me vendim të Ministrisë̈ së Shëndetësisë nuk janë vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve por kanë qenë në vet izolim në shtëpinë e tyre. Mirëpo, sipas drejtorit të Shëndetësisë në Vushtrri, të dy këta persona janë mbi moshën 70-vjecare të cilët me anë të rregullores së MSH-së lirohen nga karantinimi në konvikte për tu izoluar kështu në shtëpi.
Megjithëkëtë, rastet e kontakteve të paralajmëruar dje për testim në Vushtrri, sipas IKShP-së nuk kanë arritur që të përfundohen. Rezultatet e tyre pritet që të dalin sot gjatë ditës.
“Rastet e kontakteve të paralajmruara sot për testim sipas informatave nga IKSHPK nuk kanë arritur të përfundohen sot ndërsa rezultatet pritet të dalin nesër. Ju lutem qëndroni në shtëpi, mbane distancen dhe përdoreni mjetet mbrojtëse, kështu nuk e marrim e as nuk ja japim askujt virusin”, ka shkruar kreu i komunës Xhafer Tahiri.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka kryer 29 teste për gratë, fëmijët dhe stafin e strehimores “Shtëpia e Sigurt” në Gjakovë dhe të gjithë kanë rezultuar negativë në testimin për Covid-19
Drejtoresha e kësaj strehimoreje, Erblina Dinarama, falënderoi Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për punën dhe angazhimin e tyre.
Ajo tha se stafi i strehimores mbetet i përkushtuar që të ndihmojë dhe ofrojë shërbime të gjitha grave dhe vajzave të cilat përjetojnë dhunë.
Ata janë duke u trajtuar me mjekim intensiv. Dy pacientë tjerë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive derisa shtatë tjerët kanë gjendje stabile shëndetësore.
Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë janë regjistruar 927 raste me koronavirus; 671 persona janë shëruar dhe 29 pacientë kanë vdekur.
Në Kosovë rastet e para me koronavirusin e ri u shfaqën më 13 mars.
Për të frenuar përhapjen e mëtejmë të përhapjes së virusit, autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik.