Kurti është kërcënuar nga “Garda Vullnetare Shqiptare”?
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është kërcënuar nga një grup i ashtuquajtur “Garda Vullnetare Shqiptare”.
Kurti ka thënë se ky kërcënim nuk është ndaj tij, por ndaj Gjykatës Kushtetuese, dhe se ata që janë të frikësuar po duan ta frikësojnë këtë Gjykatë. “Regjimi i vjetër e di se nuk ka shpresë për të. Pasi që kanë harruar sa moti e patën braktisur popullin, tash populli po ua përkujton përditë se edhe ai masivisht i ka braktisur ata. Ata janë të frikësuarit që duan të frikësojnë Gjykatën Kushtetuese dhe jo vetëm. Ata po duan t’i frikësojnë edhe ambasadorët e Quintit me destabilizim nëse kapoja i PRONTO-s, Presidenti i Republikës, e humbet rastin”, ka shkruar Kurti.