Moska : Rezoluta 1244 bazë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i97727-moska_rezoluta_1244_bazë_për_zgjidhjen_e_çështjes_së_kosovës
Ambasadori rus në Beograd, Alexander Bocan-Kharchenko, ka thënë se kthimi në Rezolutën 1244 është baza dhe mënyra më e mirë për të zgjidhur çështjen e Kosovës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 09, 2020 21:46 Europe/Tirane
  • Moska : Rezoluta 1244 bazë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Ambasadori rus në Beograd, Alexander Bocan-Kharchenko, ka thënë se kthimi në Rezolutën 1244 është baza dhe mënyra më e mirë për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

Këto komente ambasadori rus i  ka bërë me rastin e 21 vjetorit të miratimit të Rezolutës 1244 nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Siç raportojnë mediat serbe, ambasadori rus ka vlerësuar se rezoluta mbeti në harresë dhe se mosrespektimi i saj është një burim paqëndrueshmërie në rajon dhe Evropë, dhe arsyeja pse një zgjidhje e përhershme për Kosovën nuk është arritur ende. “Sot flitet shumë për rifillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, në çfarë mënyre, cili është qëllimi,  cila është zgjidhje e mundshme. Rezoluta 1244 ka mbetur në harresë te partnerët tanë perëndimorë, megjithëse ka rëndësi thelbësore. Nëse do të respektohej në masën e nevojshme, atëherë nuk do të mendonim për ndonjë dokument tjetër”, tha ambasadori rus.