Trump duhet të ndryshojë kursin e tij ndaj Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i98094-trump_duhet_të_ndryshojë_kursin_e_tij_ndaj_kosovës
Nicholas Burns, ish zëvendëssekretar i SHBA-së, si dhe Frank Wisner, ish përfaqësuesi special për Kosovën në administratën e presidentit George W.Bush, kanë shkruar një opinion, përmes së cilit kanë folur rreth qasjes së administratës amerikane të udhëhequr nga Donald Trump në raport me Kosovën, përkatësisht Ballkanin Perëndimor.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 25, 2020 16:39 Europe/Tirane
  • Trump duhet të ndryshojë kursin e tij ndaj Kosovës

Nicholas Burns, ish zëvendëssekretar i SHBA-së, si dhe Frank Wisner, ish përfaqësuesi special për Kosovën në administratën e presidentit George W.Bush, kanë shkruar një opinion, përmes së cilit kanë folur rreth qasjes së administratës amerikane të udhëhequr nga Donald Trump në raport me Kosovën, përkatësisht Ballkanin Perëndimor.

Në shkrimin e tyre autorial të publikuar në The Washington Post, ata kanë kujtuar faktin se Kosova, një preokupim i madh për Uashingtonin në dekadat e kaluara, është përsëri në lajmet në Uashington. Sipas tyre, presioni i hapur i administratës Trump ndaj udhëheqësve kosovarë gjatë muajve të fundit, dhe qëndrimi i tij më i përshtatshëm ndaj një qeverie autoritare serbe, ka qenë në mospërputhje me miqësinë amerikane dhe ka dobësuar institucionet e brishta qeverisëse të Kosovës. “Masa më e zgjuar e Trump do të ishte bashkimi i forcave me evropianët, kosovarët dhe serbët për të rënë dakord mbi masat që do të rrisin investimet në infrastrukturën e rajonit dhe do të zvogëlojnë pengesat për tregti dhe lëvizshmëri. Ballkani perëndimor duhet të lidhet me Evropën dhe të sigurojë një kornizë ekonomike që do t’u ofrojë banorëve të tij një të ardhme më shpresëdhënëse. Pa vëmendje serioze ndaj kushteve ekonomike të rajonit, e ardhmja do të rrezikohet nga ikja e të rinjve të tij”. Gjithashtu, sipas Burns dhe Wisner, synimet e SHBA-së janë edhe më të rëndësishme tani që Rusia dhe një Kinë e re ambicioze po kërkojnë të ndajnë Evropën dhe të acarojnë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara në Ballkan. Për fund, ata thonë se nuk ka “rregullime të shpejta” në Ballkan. Andaj këshillojnë ata, Trump duhet të rregullojë kursin e tij, të ulë ambiciet e tij dhe të hedhë bazat për një strategji të kujdesshme, përpara se të bëjë dëmtime shtesë për Ballkanin e brishtë dhe besueshmërinë amerikane tashmë të dobësuar në Evropë.