Athina i vetmi kryeqytet evropian pa xhami
Një veprim i cili ngjalli reagimin e myslimanëve, me urdhër të qeverisë greke është mbyllur e vetmja xhami që ndodhej në këtë qytet.
Qeveria greke ditë e premte ka dhënë urdhër për mbylljen e xhamisë së vjetër të Athinës. Gazeta Arabic shkruan se qeveria greke më herët kishte dhënë një afat 15 ditor për xhaminë Alandales që ndodhet 12 km larg nga kryeqyteti grek dhe më në fund ditën e premte zbatoi urdhrin për mbylljen e xhamisë në fjalë. Xhamia ndodhej në qytetin bregdetar Perieus 12 km larg Athinë dhe është përdorur nga besimtarët myslimanë që nga viti 1989. Aktualisht Athina për 250 mylsimanët e kësaj zone ka caktuar vetëm një shtëpi për kryerjen e riteve të tyre fetare dhe në këtë mënyrë Athina është kthyer në kryeqytetin e vetëm evropian që nuk ka xhami. Sindikata e myslimanëve në Greqi me anë të një deklarate ka kritikuar qeverinë e këtij dhe ka theksuar se me të tilla veprime qeveria greke po shtyp lirinë e besimit fetar.