Kosova regjistron 178 raste të reja me COVID-19
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i98335-kosova_regjistron_178_raste_të_reja_me_covid_19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë të shtunës ka regjistruar 178 raste të reja me koronavirus – njëherësh shifra më e lartë e infektimeve ditore, që prej paraqitjes së rasteve të para me këtë virus, në mars të këtij viti.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 05, 2020 16:06 Europe/Tirane
  • Kosova regjistron 178 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë të shtunës ka regjistruar 178 raste të reja me koronavirus – njëherësh shifra më e lartë e infektimeve ditore, që prej paraqitjes së rasteve të para me këtë virus, në mars të këtij viti.

Më herët gjatë ditës së shtunë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës njoftoi për gjashtë viktima nga koronavirusi. Por, në njoftimin e IKSHPK-së, raportohet edhe për dy raste të reja të vdekjeve, duke e çuar në 66 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit, 50 pacientë janë shëruar, duke e çuar në 1,874 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Gjashtë persona kanë vdekur të shtunën në Kosovë, të cilët kanë qenë të infektuar me koronavirus.

Kështu bën të ditur Qendra Klinike Universitare e Kosovës, e cila dha detaje lidhur me pacientët e vdekur.

“Pacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I. (1949) -Prishtinë; F.H (1948) -Viti, R.K (1950)-Mitrovicë, B. G (1960)-Vushtrri, S. T. (1949) - Fushë Kosovë dhe F. SH. (1982)- Pejë. Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit COVID-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Bazuar në të dhënat e fundit, numri i të vdekurve në Kosovë nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri, arrin në 64.

Ndërkaq, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, deri të premten, në Kosovë janë regjistruar 3,178 raste me koronavirus. Prej tyre, 1,824 janë shëruar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejmë e koronavirusit.

Ky apel i IKSHPK-së vjen vetëm një ditë pasi në Kosovë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, vdiqën tetë persona dhe u regjistruan 178 raste të reja.

“Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, thotë IKSHPK-ja.