Koronavirusi në Kosovë, qeveria kthen disa masa kufizuese
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i98336-koronavirusi_në_kosovë_qeveria_kthen_disa_masa_kufizuese
Rritja e bilancit për shkak të koronavirusit në Kosovë kanë rikthyer pasigurinë në vend. Ditën e djeshme u shënuan 6 viktima të reja duke e çuar numrin total në 66.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 05, 2020 16:35 Europe/Tirane
  • Koronavirusi në Kosovë, qeveria kthen disa masa kufizuese

Rritja e bilancit për shkak të koronavirusit në Kosovë kanë rikthyer pasigurinë në vend. Ditën e djeshme u shënuan 6 viktima të reja duke e çuar numrin total në 66.

Me këtë situatë, kryeministri Hoti njoftoi se duke filluar nga mbrëmja e sotme ( 5 korrik) në disa prej qyteteve do të kufizohet tërësisht lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Ndër qytetet ku do të ndalohet lëvizja janë Prishtina, Prizreni, Ferizaj dhe Vushtrria. “Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Jashtë kësaj periudhe, lejohet puna vetëm në hapësira të hapura”, tha Hoti. Po ashtu, në institucione do të reduktohet numri i punëtorëve vetëm në stafin e domosdoshëm. Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pas takimit me përfaqësues të institucioneve shëndetësore, tha se kanë përgatitur një plan veprimi i cili specifikon në detaje se cilat veprime do t’i ndërmarrin institucionet shëndetësore.Në institucionet shëndetësore do të reduktohen të gjitha shërbimet që janë joesenciale. Në transportin publik, numri i udhëtarëve do të përgjysmohet, tha Hoti, teksa prezantoi masat e reja. Ai shtoi se qytetarët do të informohen në vazhdimësi lidhur me gjendjen me koronavirus. Ai tha se do të bëhen reportazhe nga Klinika Infektive, pasi sipas kryeministrit Hoti, shumë qytetarë nuk besojnë se koronavirusi ekziston.