Dialogun Kosovë-Serbi po e udhëheqin Rama dhe Vuçiq
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i98775-dialogun_kosovë_serbi_po_e_udhëheqin_rama_dhe_vuçiq
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve në Kosovë dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, thotë se “formimi i qeverisë lokale mono-etnike në Bujanoc, me ndërhyrje të drejtpërdrejtë nga Tirana, tregon qartë se dialogu Kosovë-Serbi udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 19, 2020 17:26 Europe/Tirane
  • Dialogun Kosovë-Serbi po e udhëheqin Rama dhe Vuçiq

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve në Kosovë dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, thotë se “formimi i qeverisë lokale mono-etnike në Bujanoc, me ndërhyrje të drejtpërdrejtë nga Tirana, tregon qartë se dialogu Kosovë-Serbi udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama”.

Politikania serbe nga Kosova, siç raportojnë mediat serbe, ka thënë se koalicioni i partive shqiptare që kanë këshilltarë në Asamblenë Komunale të Bujanocit, është nënshkruar në Tiranë, dhe se në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, me pëlqimin e Beogradit, më parë ka qëndruar për vizitë Ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimin Evropian të Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili, sipas saj, para pak ditësh tha se ‘është mirë që vetëm shqiptarët e mbajnë pushtetin në Bujanoc’.“Ajo që po ndodh aktualisht rreth Bujanocit, ku u zgjodh një asamble mono-etnike, është vazhdim në heshtje i projektit Thaçi-Vuçiq”, tha Trajkoviq, duke shtuar se ata po merren me qytetarët në mënyrë jo transparente “që në thelb dhe haptas në plan ka ‘migrimin dhe dëbimin e njerëzve’”.Sipas saj, “fakti që serbët në Bujanoc nuk do të kenë një përfaqësim institucional është një mesazh për të gjithë ne”. Ajo shprehu frikën e se “kjo për serbët në të ardhmen, do të thotë migrim”.