Edhe gjashtë të vdekur nga coronavirusi në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i98856-edhe_gjashtë_të_vdekur_nga_coronavirusi_në_kosovë
Në 24-orët e fundit në Kosovë nga COVID-19 kanë humbur jetën gjashtë persona, raste të reja janë konfirmuar 241 ndërkaq janë shëruar 143 pacientë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 22, 2020 16:30 Europe/Tirane
  • Edhe gjashtë të vdekur nga coronavirusi në Kosovë

Në 24-orët e fundit në Kosovë nga COVID-19 kanë humbur jetën gjashtë persona, raste të reja janë konfirmuar 241 ndërkaq janë shëruar 143 pacientë.

Gjatë 24-orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 419 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 241 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Viti 12 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Kamenicë 8 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Pejë, Malishevë Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Deçan, Zubin Potok dhe Dragash. IKSHPK kërkon nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19, pasi që virusi është ende aktiv.