Covid në Kosovë: 5 viktima dhe 237 raste të reja
Korrik 25, 2020 16:36 Europe/Tirane
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe pesë viktima e 237 raste të reja me koronavirus.
Ky rezultat vjen pas 555 testeve të kryera nga gjurmimi i kontakteve në teren, thuhet në njoftimin e institutit. IKSHPK-ja ka njoftuar se janë shëruar 139 pacientë. Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 2.995, derisa komuna e Prishtinës shënon numrin më të madh të të infektuarve. Ndërkohë, numri i rasteve në Kosovë ka shkuar në 6917 ndërsa i viktimave në 169 që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus, ndërkaq numri i të shëruarve ka arritur në 3753.
Tags