Kuvendi vendos që Meta të mos shkarkohet
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i99078-kuvendi_vendos_që_meta_të_mos_shkarkohet
Kuvendi i Shqipërisë miratoi rekomandimin e raportit për çështjen e shkarkimit të Presidenti Meta.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 27, 2020 16:31 Europe/Tirane
  • Kuvendi vendos që Meta të mos shkarkohet

Kuvendi i Shqipërisë miratoi rekomandimin e raportit për çështjen e shkarkimit të Presidenti Meta.

Me 78 vota pro është vendosur që Presidenti Meta të mos shkarkohet sipas gjetjeve dhe raportit që Ulsi Manja paraqiti më herët kur tha se shkeljet e presidentit Meta nuk janë të rënda deri në shkarkim, por se ka rekomandime. Ndërkohë 17 vota ishin kundër dhe 8 abstenim. Historia e një viti debat u mbyll sot me rekomandimin për të bërë një ligj organik për institucionin e kreut të shtetit. Kryeministri Edi Rama u shpreh në Kuvend se shumica do të iniciojë një nismë për një ligj organik për institucionin e Presidentit. Nuk mund të ndodhë më që presidenti të refuzojë të dekretojë ministra. Të gjitha duhen adresuar, jo për Ilir Metën, por institucionin e presidentit, që sot është kapur për fyti dhe përdoret si instrument për të bërë politikë partiake, për të nxitur konflikt dhe për të ushqyer konflikt. Ne kemi një president me Hënë, sa herë Hëna rrotullohet në drejtimin e duhur dhe bashkëpunon si në rastin e COVID ne jemi në dispozicion për të bashkëpunuar” tha ai.