Bredhja nga një vend në tjetrin, shpërblim i krimeve dhe tradhtisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i99089-bredhja_nga_një_vend_në_tjetrin_shpërblim_i_krimeve_dhe_tradhtisë
Grupi terrorist MEK gjatë tre dekadave të kaluara pas arratisjes nga Irani në Francë, pastaj dëbimit të tyre në Irak dhe përsëri pas dëbimit nga atje në Shqipëri, u shndërrua në kukull dhe i përdor nga armiqtë e popullit të Iranit dhe iu nënshtruan një poshtërimi të përjetshme.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 27, 2020 22:35 Europe/Tirane
  • Bredhja nga një vend në tjetrin, shpërblim i krimeve dhe tradhtisë

Grupi terrorist MEK gjatë tre dekadave të kaluara pas arratisjes nga Irani në Francë, pastaj dëbimit të tyre në Irak dhe përsëri pas dëbimit nga atje në Shqipëri, u shndërrua në kukull dhe i përdor nga armiqtë e popullit të Iranit dhe iu nënshtruan një poshtërimi të përjetshme.

Një vështrim mbi formimin e Organizatës Muxhahidine Khalk ose po atij grupi terrorist MEK tregon qartë se ky grup ekstremist është krijuar në zbrazëtirë. Në vitin 1965, i cili njihet si viti i formimit të kësaj organizate, ishte periudha e kumit të diktaturës së ish-regjimit mbretëror të Muhamed Reza Pahlavi në Iran pas shtypjes dhe dhunës së gjerë të vitit 1963 vrasjes së 6 qershorit. Regjimi mbretëror Pahlavi me vrasjen dhe sulmet e tij në vitet 1960-ta, në mënyrë sipërfaqësore kishte arritur ta shpëtojë veten nga kundërshtimet popullore.

Ashtu sikur që ky regjim për të ikur nga kundërshtimet dhe protestat popullore në vitet 1940-ta dhe 1950-ta që në fund u detyrua të përdorë grusht shtetin e vitit 1953. Prandaj, atmosfera e asaj periudhe duhet konsideruar një diktaturë e krijuara nga një regjim mbretëror i varur nga Amerika dhe Anglia.

Mbreti Muhamed Reza ishte i varur tërësisht për Anglinë dhe Amerikën dhe për të ardhur në pushtet në vitin 1941, gjithashtu me mbështetjen e tyre kishte zëvendësuar babanë e tij në krye të mbretërisë Pahlavi, mirëpo figura e tij e dhunshme dhe shtypëse u shfaq më shumë pas vitit 1953 dhe me formimin e organizatës së sigurimit në vitin 1956 dhe me shtypjen e kryengritjeve dhe protestave qytetare gjatë viteve 1962 dhe 1963.

Fillimi i shpërnguljes dhe bredhjes së një grupi terrorist

Në vitin 1986 dhe pas presionit të qeverisë së Francës dhe mospranimit të vendeve të tjera evropiane, organizata terroriste MEK e transferoi selinë e saj nga Parisi në Bagdad. Sadam Husejni i cili në atë kohë ishte në luftë me Iranin, mirëpriti Masud Raxhavi dhe kështu u vendos që të gjithë pjesëtarët e organizatës terroriste MEK të vendosen në një bazë në ushtarake 80 kilometra larg kufirit me Iranin dhe në provincën Dejale të Irakut.

Kjo bazë ishte emëruar me emrin “Ashraf” në kujtim të Ashraf Rabi’i, bashkëshortes së parë të Masud Raxhavi e cila ishte vrarë gjatë sulmi ndaj një shtëpie të ekipeve të organizatës terroriste MEK më 8 shkurt të vitit 1982 së bashku me Musa Khejabani, numrin 2 të grupit terrorist MEK dhe 20 persona të tjerë. Këto forca menjëherë pas hyrjes në Irak, në kuadër të programeve të caktuara arritën marrëveshje me ish-regjimin Ba’th të Irakut për rrëzimin e sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit. Ata ndërtuan bazat e veta ushtarake në Irak. Grupi terrorist MEK ka bashkëpunuar në sektorë të ndryshëm me ish-regjimin Ba’th të Irakut.

Vazhdimi i poshtërimit të MEK

Pas rrëzimit të regjimit të Sadam Husejnit, baza ushtarake Ashraf u shndërrua në një problem serioz për qeverinë e Irakut dhe Amerikën dhe disa herë janë zhvilluar negociata mes autoriteteve amerikane, irakiane, OKB dhe grupit MEK për mbrojtjen e kampit Ashraf dhe largimin e forcave të MEK nga kjo bazë. Deri në fund të vitit 2008, mbrojtja e kampit Ashraf ishte marrë përsipër nga forcat amerikane ndërsa që nga janari i vitit 2009, kjo detyrë iu dorëzua forcave irakiane. Që nga koha kur forcat amerikane i dorëzuan kontrollin e kampit Ashraf forcave irakiane, grupi terrorist MEK për shkak të krimeve që kishte kryer në Irak filloi të bëhej objekt i sulmeve të popullit dhe shtetit të Irakut.  

Pikërisht pas këtyre luftimeve, qeveria e Irakut ka kërkuar largimin e grupit terrorist MEK nga kampi Ashraf deri në fund të vitit 2011, mirëpo me presionet ndërkombëtare ky afat u zgjatë deri në prill të vitit 2012. Pastaj gjatë një periudhe një vit e gjysmë dhe në mënyrë graduale, rreth 2700 pjesëtarë të grupit terrorist MEK u larguan nga kampi Ashraf. Në vitin 2014 u deklaruar se 600 pjesëtarët e fundit të kësaj organizate janë transferuar në Shqipëri.

Poshtërimi nën flamurin e vendit të tretë

Aktualisht grupi terrorist MEK në Shqipëri me mbështetjen e Amerikës, duke shfrytëzuar eksperiencën e mëparshme në Irak që nga ditët e para është duke vazhduar aktivitetet e paligjshme dhe destruktive të veta në fusha të ndryshme në mënyrë që ta forcojnë pozitën e vet në këtë vend evropian.

Aktualisht me kalimin e disa viteve nga prania e këtij grupi ekstremist në Shqipëri, qeveria shqiptare ndodhet nën presionin e mediave dhe kërkesave të opinionit publik dhe u detyrua të japë përgjigje dhe reagimi më i vogël i qeverisë shqiptare mund të vihet në dukje deklarata e ish-ministrit të jashtëm ndaj grupit terrorist MEK i cili ka paralajmëruar këtë grup duke thënë: “Ky grup është vendosur në Shqipëri për të jetuar dhe jo për veprimtari politike. Natyrisht hyrja e tyre në Shqipëri shoqërohet me rrezik të veçantë. Ata përmbajnë rrezik të veprimeve të dhunshme".

Mbështetja e Amerikës, Evropës dhe e disa shteteve të rajonit ndaj MEK

Mbështetja e shteteve evropiane dhe amerikane ndaj MEK që pretendojnë se janë në vijën e parë të luftës kundër terrorizmit, është një prej paradokseve të dalluara në pretendimet e atyre në luftën kundër terrorizmit. Grupi terrorist MEK gjatë jetës së tij ka vrarë mbi 17 mijë njerëz duke përfshirë figura të dalluara politike dhe revolucionare dhe qytetarë të thjeshtë në Iran.

Organizimi i konferencave dhe mitingjeve të ndryshme në Paris është bërë njëkohësisht me kryerjen e një prej krimeve më të mëdha në Iran nga kjo organizatë terroriste. Më 28 qershor të vitit 1981, si pasojë e shpërthimit të bombës në zyrën qendrore të Partisë Republika Islamike u vranë mbi 70 persona duke përfshirë edhe Dr. Beheshti, i cili ishte kryetar i sistemit juridik të Iranit në atë kohë.

Shtetet perëndimor nuk kanë kurrfarë dyshimi se ky grup është një organizatë terroriste. Ish-presidenti amerikan Bill Clinton 1997, e vendosi organizatën MEK në listën e grupeve terroriste. Ish-presidenti amerikan Barak Obama me qëllim që ta përdorë këtë grup për qëllime politike dhe spiunazhi dhe për të ushtruar presion mbi Iranin, e hoqi emrin e organizatës MEK nga lista e grupeve terroriste.

Në fund duke shqyrtuar procesin nga i cili ka kaluar ky grup terrorist gjatë dekadave të kaluara, arrijmë në këtë konkludim të rëndësishëm se kjo e ashtuquajtur “organizatë” është shndërruar në kartë të djegur për shtetet armike të popullit të Iranit dhe ato pas çdo disa viteve këtë organizatë e kanë vendosur në “mitrën e marrë me qira” të një vendi të tretë me detyrim dhe duke paguar çmim shumë të lartë për t’i ruajtur dhe mbajtur pjesëtarët e kësaj organizate terroriste. Shtete perëndimore këtë grup terrorist e kanë përdorur si një kukull për propagandën e tyre mediale në qarqet ndërkombëtare dhe pastaj e fusin atë përsëri në gëzhollen dhe shpellën e vetmisë së vet, natyrisht pasi çdo herë të përballen me grushtin e fortë të popullit të Iranit.