Kurti: Zvicra model për zhvillimin e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka uruar shtetin zviceran me rastin e Ditës Kombëtare të Zvicrës.
Ai me këtë rast ka përkujtuar se Zvicra është mike e madhe e shqiptarëve dhe e Kosovës, ajo është edhe atdhe i dytë për mbi 250.000 shqiptarë. “Me mirënjohje të madhe për ndihmën që na ka dhënë si shtet e si popull, ia uroj Zvicrës ditën e saj kombëtare, e cila është ditë e shënuar edhe për shqiptaro-zviceranët. Ka ardhur koha që Zvicrën ta shohim, jo më si destinacion mërgimi, por si model zhvillimi për vendin tonë. Kjo nuk është e pamundur, nëse çlirohemi prej të korruptuarve ashtu siç u çliruam prej pushtuesve. Kam bindjen se do t’ia dalim, edhe me ndihmën e vendeve mike, si Zvicra, por edhe me atë të mërgatës sonë, që kurrë nuk e harron atdheun”, ka shkruar Kurti në Facebook. Zvicra ka qenë strehë e sigurt për shumë veprimtarë të përndjekur, dhe ka qenë bazë e rëndësishme e atdhetarizmit tonë. Gjatë luftës ai vend ndihmoi strehimin e të shpërngulurve me dhunë, mbajti ndërkombëtarisht anën e drejtë, dhe vazhdimisht e ka ndihmuar Kosovën pas çlirimit e pavarësisë. Me mirënjohje të madhe për ndihmën që na ka dhënë si shtet e si popull, ia uroj Zvicrës ditën e saj kombëtare, e cila është ditë e shënuar edhe për shqiptaro-zviceranët. Ka ardhur koha që Zvicrën ta shohim, jo më si destinacion mërgimi, por si model zhvillimi për vendin tonë. Kjo nuk është e pamundur, nëse çlirohemi prej të korruptuarve ashtu siç u çliruam prej pushtuesve. Kam bindjen se do t’ia dalim, edhe me ndihmën e vendeve mike, si Zvicra, por edhe me atë të mërgatës sonë, që kurrë nuk e harron atdheun, shtoi Albin Kurti.