Kryeministri i Kosovës infektohet me Covid-19
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i99249-kryeministri_i_kosovës_infektohet_me_covid_19
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 03, 2020 04:29 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Kosovës infektohet me Covid-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Është vetë ai që e ka konfirmuar përmes një statusi në rrjetin e tij Facebook. Ai shkruan se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka simptoma. “Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, ka shkruar Hoti. Situata e koronavirusit në Kosovë vijon të jetë serioze teksa edhe ditën e sotme është shënuar një bilanc negativ. Gjatë 24 orëve të fundit në vend u shënuan 13 viktima të tjera. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 8.799 raste nga 37.411 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 249 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. IKSHPK njoftoi se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.863 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.687. Instituti thekson se zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.