Vuçiç: Ramushi të mos shkojë në Uashington për njohje
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i99608-vuçiç_ramushi_të_mos_shkojë_në_uashington_për_njohje
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç deklaroi sot se Serbia do të diskutojë për mbrojtjen e Manastirit të Deçanit në Bruksel. “Ne do të bëjmë çmos, por nëse nuk keni fuqi të vërtetë, është e vështirë”, pohoi presidenti serb.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 20, 2020 16:48 Europe/Tirane
  • Vuçiç: Ramushi të mos shkojë në Uashington për njohje

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç deklaroi sot se Serbia do të diskutojë për mbrojtjen e Manastirit të Deçanit në Bruksel. “Ne do të bëjmë çmos, por nëse nuk keni fuqi të vërtetë, është e vështirë”, pohoi presidenti serb.

Ai tha për TV Pink se Serbia nuk mund të garantojë plotësisht mbrojtjen e kishave serbe në territorin ku nuk ka pasur fuqi praktike për vite me radhë,. “Nuk do të jetë e lehtë, por unë besoj se ne do të mund ta zgjidhim atë duke luftuar vazhdimisht dhe vënë në plan të parë si problem para bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai. I pyetur të komentojë deklaratën e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj se delegacioni i Kosovës po udhëton drejt Uashingtonit për bisedime me përfaqësuesit e Beogradit, me qëllim që të diskutohet njohja e Kosovës, Vuçiç tha “Nëse ai e pret këtë, Ramushi mund ta kthejë menjëherë aeroplanin. Nuk ka nevojë të harxhojë kerozinë. Ne do të shkojmë në Uashington për bisedime të rëndësishme, me skenarin që ata marrin gjithçka dhe ne asgjë, ai film nuk do të shikohet. Por gjithçka është e mundur. Ndërsa, unë jam i vetëdijshëm dhe derisa mund të mendoj në mënyrë racionale, kjo nuk do të ndodhë”.